English

PS denoncon: 48 mijë invalidë të punës janë lënë pa pagesë

Tiranë, 14 dhjetor, NOA - Prej disa muajsh, qeveria nuk po paguan shtesat për invalidët e punës dhe janë mëse 48 mijë të tillë që kanë denoncuar mospagesën e shtesave të invaliditetit, shqetësimi i të cilëve është bërë publik përmes një deklarate të Partisë Socialiste.

"Vendi është mbërthyer nga një situatë e vështirë ekonomike dhe si të mos mjaftonin vështirësitë që qeveria i ka krijuar sipërmarrësve e për rrjedhojë të punësuarve në këto sipërmarrje, qeveria nuk ka paguar shtesat e pagesës së invalidëve", ka deklaruar lidhur me një fakt të tillë, deputeti socialist Ilir Beqja.

Sipas tij, përveç bllokimit të pagesës së shtesave, qeveria në mënyrë të paligjshme nuk realizon detyrimin e indeksimit të shtesave duke ia lënë të gjithë barrën e krizës në të cilën ndodhet vendi që invalidët ta përballojnë vetë.Â

"Po në mënyrë të paligjshme qeveria nuk ka zbatuar për disa vite rresht detyrimin që pagesa e aftësisë së kufizuar të jetë jo më e vogël se pensioni minimal në qytet.Â

Janë 57 mijë persona me aftësi të kufizuar që marrin vetëm 9 mijë lekë në muaj.

Janë 13 mijë kujdestarë të personave me aftësi të kufizuar që marrin po ashtu vetem 9 mijë lekë në muaj", tha ndër të tjera Beqja.Â

Sipas tij, invalidët kanë javë që protestojnë në të gjithë Shqipërinë, por qeveria e Sali Berishës është e shurdhët.

"Ashtu siç është i shurdhët Sali Berisha për kërkesën e shumicës së shqiptarëve për të hapur kutitë e votimit edhe ne do të vazhdojmë të protestojmë në sheshet e Shqipërisë në mbështetje edhe të kërkesave të invalidëve", përfundoi deklaratën e tij përfaqësuesi socialist.

n.e/NOA

Â

KOMENTE