Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Imeraj: Berisha bëhu burrë, të presin 20 padi
English

PS, Imeraj: Berisha bëhu burrë, të presin 20 padi

Tiranë, 14 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj i ka bërë sot thirrje publikisht, kryeministrit Sali Berisha t'i lërë shpifjet po të bëhet burrë dhe të shkojnë në prokurori e gjykatë ku e presin 20 padi.

"Sali Berisha thuaji shqiptarëve pse ra tuneli i Kalimashit dhe sa duhet të paguajnë?! Lëri akuzat e shpifjet sa nga një foltore në tjetrën, bëhu njëherë burrë e ik në prokurori e gjykatë ku të presin 20 padi.

Thuaju shqiptarëve pse ua more tokat banorëve të bregdetit nga Velipoja në Konispol dhe çfarë lidhje ka familja jote me to e me mijëra hektarë koncensione për Tece e fabrika çimentosh' deklaroi Imeraj duke i kërkuar me tej Berishës të lërë akuzat e shpifjet sa nga një foltore në tjetrën dhe të dërgojë në gjykatë e prokurori ministrin Fatmir Mediu, mbi të cilin rëndojnë ende 26 jetë të pafajshme të humbura në shpërthimin e korrupsionit në Gërdec.

"Mos u fshi prapa imunitetit njësoj si Lulëzim Basha, por bëhu njëherë burrë e vërteto ato akuza monstruoze që vetëm goja e një njeriu të sëmurë mund t'i shqiptoj" përfundoi Imeraj.

k.k/NOA

Â

KOMENTE