English

Truli dhe Kovailanen prezantohen nga Lotus për vitin 2010

Tiranë, 14 Dhjetor NOA - Skuderia Lotus, në Formula 1 konfirmoi se Jarno Truli dhe Heiki Kovalainen do të dy pilotët e saj për sezonit e ardhshëm në Formula 1.

Kështu viti 2010 do të ulë në makinat e Lutus dy pilotë të njohur në edicionet e fundit. Truli iu bashkua skuderisë së Tojotas, ndërkohë që Kovailainen lëvizi pasi është lënë i treti në stolin e Meklarenit.Â

Dyshja e pilotëve ka firmosur një kontratë tre-vjeçare dhe pilot i tretë do të jetë malaiziani Fairuz Fauzi.

"Skuderia jonë po tregon ambicie serioze për të konkuruar drejt titullin botëror në Formula 1," - theksoi drejtuesi kryesor i Lotus, Toni Fernandez.

"Truli do të na sjellë më shumë eksperiencë për të zhvilluar ekipin dhe Heiki është një pilot i ri, por ka një eksperiencë fenomenale, ndaj edhe mendoj se ne kemi dy pilotë fantastikë, shikuese edhe i treti, Fairuz është po ashtu cilësor."

Truli mbeti pa një skuadër, kur papritur Tojota publikoi tërheqjen nga garat e Formula 1, në muajin Nëntor.Â

35-vjeçari italian, i cili fitoi një çmim e parë në krye të Renaultit në vitin 2004 ka punuar me drejtorin teknik të Lotusit, Majk Gaskonji dhe ata do të jesh sërish së bashku, për edicionin tjetër.Â

"Ne jemi një nga skuderitë e reja të Formula 1, kështu që duhet të tregojmë më shumë respekt për veten dhe të fitojmë besimin e duhur për të garuar me sukses së bashku," - theksoi Truli pas vendimit për të ngarë një makinë Lotus.Â

"Sistemi i pikëve ka ndryshuar ndaj edhe dua që të bëj progres dhe në garën e parë dëshiroj të klasifikohem mes 10 pilotëve më të mirë në botë," - përfundoi Truli.

d.l/NOA

KOMENTE