Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Agresori i Berluskonit, një letër pendese kryeministrit ku i kërkon falje: Nuk jam vrasës
English

Agresori i Berluskonit, një letër pendese kryeministrit ku i kërkon falje: Nuk jam vrasës

Milano, 15 dhjetor, NOA - "Zoti Berlusconi unë ju kërkoj ndjesë për aktin tim burracak dhe shumë fyes karshi jush. Unë nuk jam një vrasës ndaj kërkoj faljen tuaj".

Me këto fjalë i është drejtuar i ndaluari Massimo Tartaglia, kryeministrit Berluskoni përmes një letre pendese, të cilën këtij të fundit ia kanë dorëzuar avokatët e agresorit.

Kryeministri Berluskoni i cili gjendet edhe këtë mëngjes për kujdes shëndetësor në spitali San Raffaele në Milano, mësohet se do të qëndrojë brenda tij edhe gjatë ditës së sotme për të vazhduar kurën mjekësore nga plagët e marra para dy ditësh gjatë një agresioni në publik.

Gjithsesi, thuhet se ai është shprehur mjaft i trishtuar nga ajo që i ka ndodhur dhe e ka përjetuar mjaft keq, duke deklaruar madje se nuk e kupton pse ka kaq shumë urrejtje ndaj tij, kur ai i do që të gjithë.

Ndërkaq, mediat italiane bëjnë me dijeni se agresori Tartaglia është duke u ndjekur nga psikiatrit dhe nuk dihet nëse do të ketë vërtet ndonjë falje prej tij vetëm sepse vuan nga sëmundje mendore.

n.e/NOA

KOMENTE