English

Arrestohet për vjedhje një familje shqiptarësh në Itali

Itali, 15 Dhjetor NOA - Një familje shqiptarësh e përbërë nga tre pjesëtarë, banues në Teramo u denoncuan sot për vjedhje, informon korrespondentja e Agjencisë NOA e cila citon burime policore lokale. Të dyshuari ishin në një qendër tregtare në këtë provincë dhe u futën me qëllim për të blerë si çdo konsumator tjetër.

Me sa duket kjo gjë nuk rezultoi e vërtetë pasi ata tentuan të vidhnin mallra të ndryshëm në brendësi të këtij ambienti.

Prindërit arritën të merrnin shumë bluza dhe rroba të tjera, ndërsa ndërkohë që ata bënin këtë gjë i biri, minoren, kishte një detyrë më të vështirë.

Ai tentoi të merrte një televizor të cilin e kishte futur në koshat që transportojnë mallrat e ndryshëm dhe tentoi të ikte.

Kjo gjë u vu re nga forcat e sigurisë të qendrës dhe ata menjëherë lajmëruan autoritet përkatëse për këtë. Televizori që po tentonte të vidhte djali kishte një vlerë prej 800 eurosh.

Me ardhjen e karabinierëve familja e emigrantëve shqiptarëve u izolua në policinë lokale

r.b/NOA

KOMENTE