Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha rizgjidhet kryetar i PD-së, merr 5 vota kundër dhe 5 abstenime
English

Berisha rizgjidhet kryetar i PD-së, merr 5 vota kundër dhe 5 abstenime

Tiranë, 15 dhjetor, NOA - Kryeministri Sali Berisha është rizgjedhur sërish si kryetar i Partisë Demokratike pas votimit që u zhvillua dje prej delegatëve pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të kësaj force politike.

Rezultati i rizgjedhjes së tij përbënte një surprizë në njëfarë mënyre, pasi ndërsa të gjithë prisnin që Berisha të merrte votat maksimale të delegatëve demokratë, ka patur prej tyre edhe nga ata që e kanë kundërshtuar apo e kanë gjykuar me skepticizëm drejtimin e Partisë Demokratike sërish prej tij.

Një fakt të tillë e tregojnë vetë rezultatet e votimit në Kuvendin Kombëtar, ku nga 1214 delegatë që votuan në total për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të partisë, 5 prej tyre rezultuan që të kenë hedhur brenda kutive të votimit fletë me "Jo", ndërsa 5 të tjerë kanë abstenuar.

Ka gjasa që kjo mënyrë votimi të jetë zgjedhur nga të pakënaqurit brenda selisë blu, si përshembull Aleksandër Biberaj etj, të cilët i kanë shprehur edhe në publik kundërshtitë e tyre ndaj disa prej politikave drejtuese të kreut të delisë blu, i cili në të njëjtën kohë është edhe kryetar i qeverisë aktuale.

Gjithsesi, Berisha vetë është shprehur i kënaqur me këtë rezultat dhe ka falënderuar të gjithë votuesit që i kanë besuar sërish drejtimin e Partisë Demokratike, edhe pse ishte kandidati i vetëm për t'u zgjedhur.

n.e/NOA

KOMENTE