Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Fondit Egjiptian
English

Berisha takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Fondit Egjiptian

Tiranë, 15 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Fondit Egjiptian për Bashkëpunimin Teknik, Samah M. Sotouhi.Â

Kryeministri Berisha falënderoi qeverinë egjiptiane për ndihmën e dhënë qeverisë shqiptare, kryesisht në ofrimin e një numri të madh bursash trajnimi për rreth 2000 specialistë të Administratës Publike.

Berisha theksoi rëndësinë që qeveria i jep thellimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi nëpërmjet realizimit të projekteve në fushat prioritare për qeverinë shqiptare ku përmendi bujqësinë dhe Shqipëria Digitale.

Nga ana e tij, Samah M. Sotouhi shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe takimet shumë të frytshme që ka zhvilluar me disa ministra të qeverisë gjatë kësaj vizite dhe i ritheksoi kryeministrit Berisha se qeveria egjiptiane është e gatshme të mbështesë me financime dhe për këtë do të mirëpriste çdo propozim për projekte konkrete që mund të paraqiteshin pranë Fondit Egjiptian për Bashkëpunimin Teknik.

Kryeministri theksoi se është e një rëndësie parësore rritja e numrit të investimeve private dhe bizneseve egjiptiane, si dhe siguroi se qeveria shqiptare ka krijuar një klimë biznesi shumë atraktive dhe të sigurt për investimet e huaja në Shqipëri.

k.k/NOA

Â

KOMENTE