English

Durrës, 27-vjeçarja denoncon bashkëshortin 40-vjeçar se e dhunonte

Durrës, 15 dhjetor NOA - Një 27-vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj pasi e dhunonte sistematikisht.

Burime nga policia thanë se në Seksionin e Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur një 27-vjeçare, e martuar, me dy fëmijë, e cila ka bërë kallëzim se është dhunuar fizikisht e psikologjikisht në mënyrë sistematike nga bashkëshorti i saj, Mikel N., 40-vjeç, lindur e banues në lagjen Nr.15 Durrës.

Nga ana e policisë u kryen veprimet proceduriale, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes dhe materialet iu dërguan Gjykatës së Rrethit Durrës për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes.

k.k/NOA

KOMENTE