English

Konfindustria kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Tiranë, 15 dhjetor NOA - Konfindustria, ka shprehur sot kundërshtimin e saj në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë për vitin 2010 me 13% të përcaktuar nga ERE me kërkesën e OSSH/CEZ.

Me anë të një deklarate për shtyp lëshuar ditën e sotme Konfindustria ka vlerësuar, se përpara vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike ishte e domosdoshme të arsyetohet publikisht nga ERE, sesi është e mundur të kërkohet rritje e çmimit të energjisë elektrike në kushtet kur çmimi i energjisë elektrike është në ulje në tregjet ndërkombëtare si pasojë e uljes së ndjeshme të çmimit të karburanteve të ndodhur ne vitet e fundit, të gjendjes mjaft të mirë prej disa vitesh radhazi përfshi edhe vitin 2009 të prodhimit të brendshëm energjetik dhe të ecurisë së nivelit të çmimeve të energjisë elektrike të paktën në vendet e rajonit në vitet 2008, 2009 dhe për vitin 2010. Gjithashtu, ERE duhet të bëjë të ditur në mënyrë të tejdukshme, nëse ka kushtëzime ligjore në marrëveshjen për privatizimin e OSSH nga shteti shqiptar, që drejtpërdejt ose tërthorazi lidhen me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

"Kalimi nga monopol publik në monopol të pastër privat të rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike pas privatizimit të OSSH, duhet të ishte shoqëruar domosdoshmërish me rritjen e rolit rregullator dhe profesional të institucioneve rregullatorë të sistemit (ERE) dhe ekzekutivit shqiptar.

Sa më sipër është mënyra e vetme për të parandaluar pasojat krejtësisht të dëmshme, që objektivisht mund të rrjedhin nga furnizimi monopol i sotëm i energjisë elektrike të bizneseve, industrive dhe qytetarëve shqiptare. Â

Pasoja e parë e ndjeshme e rritjes së çmimit të energjisë do të jete ndikimi i drejtpërdrejtë në uljen e konkurueshmërisë së prodhimeve dhe shërbimeve shqiptare në krahasim me vendet e rajonit dhe më tej" tha sot Administratori i Përgjithshëm i Konfoindustrisë, Gjergj Buxhuku.

k.k/NOA

KOMENTE