English

Olldashi: Bashkia e Tiranës standarde të dyfishta

Tiranë, 15 dhjetor NOA - Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës se i ka shitur me 97 euro për m2 truallin publik klientelistëve të saj, sipas tij, shoqërisë "Tajvani" dhe 1500 euro për klientët anonim.

"Në vazhdimin e komunikimeve që ne kemi bërë sëbashku në lidhje me çështjen e shitjes së një truallit publik prej 1310m për shoqërinë Tajvan sh.p.k me pronar, Besnik Sula, do doja të komunikoja me ju sot për disa fakte të reja.

Do t'u risjell edhe njëherë në vëmendje kontratën e shitjes së kësaj pasurie të paluajtshme, ku çmimi i shitjes është i përcaktuar në nenin 5 dhe është 12 mijë lekë të reja për m2, pra 120 mijë lekë të vjetra ose e përkthyer në valutë të fortë 97 euro për m2 për një truall në qendër të Tiranës" tha Olldashi.

"Nëse i referohemi çmimit prej 1500 Euro si çmim real i truallit në qendër të Tiranës, çmimi që është aplikuar për Sula është vetëm  6.4 % e çmimit real" tha më tej Olldashi.

k.k/NOA

KOMENTE