Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Punësimi në vend, sindikatat propagandë e qeverisë
English

Punësimi në vend, sindikatat propagandë e qeverisë

Tiranë, 15 dhjetor NOA - Sindikatat e pavarura shqiptare ankohen se punëtorët shqiptarë vuajnë për të gjetur një vend pune, ndërsa një pjesë e madhe kanë dalë të papunë si pasojë e largimeve për kritere politike.

Kryetari i konfederatës së sindikatave të pavarura Kolë Nikollaj theksoi se këto probleme kanë rritur nivelin e varfërisë në mbarë vendin.

Sipas një vëzhgimi të sindikatave, siguria në punë mbetet ende një problem i cili vazhdon të prodhojë aksidente në vendin e punës.

Këto deklarata u bënë gjatë prezantimit të ecurisë së projektit "puna e denjë" e financuar nga Komisioni evropian.

Projekti ka nisur dy vjet më parë dhe mbaron në maj të vitit të ardhshëm.

Sindikatat i kërkojnë qeverisë të ketë një interesim më të madh veçanërisht në kontrollin e territorit me qëllim që të sigurohen standardet e punës.

b.m/NOA

KOMENTE