English

Berisha për Pyetësorin: BE u dha shqiptarëve një kartolinë historike në fund të vitit

Tiranë, 16 dhjetor, NOA - Bashkimi Evropian duke u dorëzuar autoriteteve shqiptare Pyetësorin me pyetjet për integrimin, u dha shqiptarëve një kartolinë historike në fund të vitit.

Këto fjalë ka zgjedhur të thotë kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së dorëzimit nga ambasadori i delegacionit të BE, Helmut Lohan të pyetësorit mbi bazën e të cilit Komisioni Europian do të përgatisë opinionin e tij mbi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Më tej, Berisha garantoi se qeveria do punojnë me përkushtim në përgjigjen e 2260 pyetjeve të këtij dokumenti, për të cilin do të angazhohen plot 45 institucione.

"Qeveria ime dhe qytetarët shqiptarë do të punojnë me një angazhim të madh me një gjithëpërfshirje të grupeve të interesit në mënyrë që t'i përgjigjet çdo pyetje të pyetësorit të Bashkimit Evropian, që të dhënat të jenë më të vërtetat e të vërtetave", tha Berisha.

Duke shtuar se lidhur me to, qeveria mbetet shumë e hapur për të dëgjuar zërin e opozitës dhe ekspertëve të saj në të gjjthë grafikën e madh që trajton pyetësori.

Lidhur me këtë, kreu i qeverisë shqiptare ftoi në mënyrë publike kryesocialistin

Rama që të bëhet pjesë e një konferencë të përbashkët për shtyp për të përshëndetur marrjen e këtij pyetësori nga Shqipëria.

"Ftoj edhe një herë kreun e PS-së Rama që së bashku ta përshëndesim në konferencë shtypi këtë moment historik për gjithë shqiptarët si një dëshmi e vullnetit të përbashkët të forcave politike për të kontribuar më procesin e integrimit në BE", deklaroi kryeministri.

n.e/NOA

KOMENTE