Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Champions, Bekam: Dua Mançester Junajtid, përballë me Milanin
English

Champions, Bekam: Dua Mançester Junajtid, përballë me Milanin

Tiranë, 16 Dhjetor NOA - David Bekam shpreson që të përballet me ish-ekipin e tij, Mançester Junajtid, në Ligën e Kampionëve, pasi t'i bashkohet Milanit, në muajin Janar. Nesër në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i "Champions" dhe Milani e Mançester Junajtid kanë kaluar fazën e parë të grupeve dhe ka mjaft shanse që ato të vihen sërish përballë njëra-tjetrës, në një përballje tjetër të madhe.

Mançesteri, para hedhjes së shortit ndodhet mes gjashtë ekipeve të mundshme që mund të përballet me Milanin.

- "Do të doja vërtet shumë që të përballesha me ish-ekipin tim në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve," - theksoi Devid Bekam, i cili do të lërë "Los Anglos Galaxy" dhe pritet që të bashkohet zyrtarisht me Milanin në muajin janar.

- "Që kur lashë Mançester Junajtid në vitin 2003, nuk jam kthyer për të luajtur në "Old Tratford".

Shtatë vite kanë kaluar që prej largimit dhe do të doja shumë që të kthehesha dhe të luaja një ndeshje," - theksoi Devid Bekam. - "Kundër Mançesterit. Do të ishte vërtet diçka shumë e bukur për mua, që të luaja, apo jo?," - thotë Devid Bekam.

Mesfushori i Anglisë, i cili fitoi "Champions League" me Junajtid në vitin 1999, kaloi një dekadë me "Djajtë e Kuq" para se të bashkohej me ekipin e Realit të Madridit, gjashtë vite më parë.

"Do të jetë shumë e vështirë,' - thekson mesfushori Devid Bekam. - "Por do të jetë tepër emocionuese për mua. Më pëlqejnë sfidat e mëdha dhe do të doja që të luaja sa më shumë ndeshje të këtij lloji në karrierën time".

Devid Bekam ëndërron "Champions" me Milanin. "Dëshira ime e madhe është që të fitoj "Champions League", sepse është një kompeticion special, ku konkurojnë ekipet më të forta. Jam shumë i emocionuar që do të kthehem në Itali," - shprehet Bekam.

"Mezi po pres ditën që të kthehem në radhët e Milanit. Po i numëroj ditët dhe më kanë mbetur vetë dy javë kohë, për t'iu bashkuar ekipit të Milanit," - saktëson mesfushori i njohur anglez, që u bë pjesë e kuqezinjve gjatë sezonit të kaluar, me anë të një marrëveshje huazimi. Pas rikthimit të dytë në Milano, Bekam thotë se dëshiron që të jetë titullar.

"Mbi të gjitha, dua të jem pjesë e këtij grupi fantastik. Nuk ka rëndësi fare se çfarë pozicioni do të luaj në mesfushë. E rëndësishme do të jetë që të aktivizohem sa më shumë," - përfundon Bekam.

r.b/NOA

KOMENTE