Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputeti i PS, Gaçe: Protestat për energjinë, Sali Berisha hesht
English

Deputeti i PS, Gaçe: Protestat për energjinë, Sali Berisha hesht

Tiranë, 16 dhjetor, NOA - Prej dy ditësh, banorë të Yzberishtit duke protestuar. për një të drejtë njerëzore qeveria e tij po ua mohon, atë të furnizimit normal me energji elektrike.

Kështu është shprehur gjatë një deklarate për shtyp, deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçe, duke shtuar se bëhet fjalë për një të drejtë që në shekullin e 21, në mes të Europës vetëm kryeministri Sali Berisha mund ta quajë luks.

"Banorët e Yzberishtit, prej dy ditësh protestojnë për energjinë elektrike, jo vetëm se ajo u shtrenjtua, por se ajo u mungon. Në Yzberisht si në shumicën e zonave rurale, energjia elektrike, që Sali Berisha e shtrenjtoi sërish dje, mungon", tha Gaçe lidhur me një fakt të tillë.

Më tej, ai tha me shqetësim se përballë kësaj gjendjeje skandaloze, Sali Berisha hesht. "Por ai nuk mund t'i injorojë të drejtat e shqiptarëve. Kryeministri Berisha do të duhet të përballet me të gjithë popullin opozitar, që pas janarit do të jetë edhe më i shumtë, në më shumë sheshe, duke kërkuar liri dhe demokraci", përfundoi deklaratën e tij deputeti socialist.

n.e/NOA

KOMENTE