English

Durrës, mosmarrja e pensionit çon në protestë paraplegjikët

Durrës, 16 dhjetor NOA - Mosmarrja e pensionit mujor të invalidit ka detyruar të nisin protestat paraplegjikët dhe tetraplegjikët e Durrësit.

Gjatë ditës së sotme invalidët janë mbledhur në sheshin qendror të qytetit të Durrësit ku kanë protestuar.

Ata shprehën pakënaqësitë e tyre për pagesat e muajit nëntor të cilën ende nuk e kanë marrë.

Mësohet se paraplegjikët dhe tetraplegjikët bllokuan rrugës hyrëse të Durrësit në formë proteste me qëllim që tu plotësohet kërkesa e tyre.

k.k/NOA
KOMENTE