English

Dy të vdekur në aksident, plagoset dhe shoferi i kryebashkiakut

Fier, 16 Dhjetor NOA - Aksident me dy të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën që të çon nga Patosi në Fier, informon korrespondenti i agjencisë NOA. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Kthesa e Portëzës në rrugën Patos-Fier, kur një makinë tip "Benz" me targa të Mallakastrës po udhëtonte nga Patrosi për në qytetin Fier.

Autovetura u përplas me një makinë tip fuoristradë me targa të Tiranës, që ishte në sensin tjetër të rrugës dhe për pasojë u shënuan dy të vdekur, ndërsa është plagosur shoferi i kreut të Bashkisë së Patosit.

Agim Laze është personi i plagosur kurse nuk ka ende konfirmime për emrat e dy personave që gjetën vdekjen në këtë aksident, shkaqet e të cilit dyshohet se gjenden te parakalimi i gabuar i veturës.

e.r/NOA

KOMENTE