Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ERE, kundër OSSH për tarifat e energjisë elektrike
English

ERE, kundër OSSH për tarifat e energjisë elektrike

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 16 Dhjetor NOA - Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka hedhur poshtë deklaratën e çekëve të OSSH-së se energjia duhet të rritet me 18 %. Pasi u miratuan tarifat e reja, me 13% më shumë, marrëdhënia mes kompanisë private dhe entit duket se do të jetë konfliktuale, pasi kryetari Bujar Nepravishta nuk pranon gjithashtu që çmimet të rriten për pesë vite rresht.

Sipas tij, zyrtarët e kompanisë keqinterpretojnë deklaratën rregullatore, në të cilën nuk është e shkruar që energjia të rritet çdo vit.

"Nuk ka asnjë deklaratë, marrëveshje apo kontratë në të cilën të diktohet që çmim të rritet çdo vit me 15 % plus normën e inflacionit. Nuk ka dokument që të na detyrojë ne të rrisim çmimin, ne na diktojnë vetëm kushtet e tregut", - sqaron Nepravishta.

Në deklaratën rregullatore e nënshkruar gjatë privatizimit, në nenin 6 të saj parashikohet mënyra e përcaktimit të tarifave.

Duke iu referuar këtij dokumenti nëse çmimi duhet të rritet me mbi 15 %, ekziston një klauzolë, që në marrëveshje me OSSH-në, një pjesë e kësaj kostoje të shtrihet në vitet pasardhëse.

Por, nëse kushtet e tregut tregojnë se çmimi i energjisë nuk duhet të rritet me këtë nivel, atëherë Enti nuk ka asnjë detyrim të kompensojë kompaninë.

"Nëse nuk do të na lejonte deklarata rregullatore ne nuk do të merrnim vendim për të rritur tarifat me 13%", - vijon më tej sqarimin Nepravishta.

Të martën enti publikoi vendimin se tarifat e reja do të jenë 13 për qind më të shtrenjta.

Por ky vendim pritet të ankimohet nga kompania, e cila pretendon se në bazë të humbjeve dhe borxheve çmimi duhet të ishte gati 10 % më i lartë. Por kjo është vetëm një prej kontradiktave.

Pak kohë më parë Enti Rregullator nuk miratoi kërkesën e OSSH e cila propozoi që humbjet të jenë më të larta se ato që janë pranuar zyrtarisht.

Me këtë marrëdhënie, kompanisë private i duhet të përmirësojë performancën e saj, duke kryer investime për të ulur humbjet, si dhe të pajisë qytetarët me matës, për të rritur të ardhurat.

r.l/e.r/NOA

KOMENTE