Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ficxherald: Në 2010, nis reduktimi i trupave KFOR
English

Ficxherald: Në 2010, nis reduktimi i trupave KFOR

Prishtinë, 16 dhjetor, NOA - Tërheqja e trupave të KFOR-it nga Kosova do të nisë gjatë vitit të ardhshëm, duke lejuar që në shtetin e ri të Evropës të mbeten vetëm 10 mijë të tilla, duke u shoqëruar edhe me mbylljen e mjaft bazave ushtarake.

Kjo strategji u bë me dije nga vetë komandanti i forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali amerikan Mark Ficxherald, i cili është duke vizituar Prishtinën gjatë këtyre dy ditëve.

Duke e vlerësuar si të qetë dhe të qëndrueshme gjendjen e sigurisë në Kosovë, ai tha se pikërisht për këtë do të nisë edhe reduktimi i forcave të KFOR-it në këtë vend. Ndërkaq, në fjalën e tij ai përjashtoi çdo mundësi që ngritja e bazës ushtarake të Serbisë në afërsi të Bujanocit, e cila shihet si një kërcënim për Kosovën.

Gjithsesi, lidhur me reduktimin e mëtejshëm të trupave ushtarake, Ficxherlad, tha se një gjë e tillë do të varet nga gjendja e sigurisë në terren dhe vlerësimet e Komandës së NATO-s, në Bruksel.

Nga ana e tij, në takimet me përfaqësuesin e lartë të NATO-s, kryeministri kosovar Hashim Thaçi tha se reduktimi i trupave të KFOR-it, është tregues për gjendjen e qëndrueshme dhe të paqtë në Kosovë.

n.e/NOA

KOMENTE