Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Juventus: Kamoranezi mbyll sezonin, është i dëmtuar
English

Juventus: Kamoranezi mbyll sezonin, është i dëmtuar

Tiranë, 16 Dhjetor NOA - Këtë javë pritet të jenë disa ditë vendimtare, për të ardhmen e Mauro Kamoranezit. Lojtari i formacionit bazë të Juventusit është dëmtuar në ndeshjen e kaluar të Seria A me Barin dhe rrezikon që të mbetet jashtë ekipit, për afro tre muaj.

Ende nuk është dhënë verdikti përfundimtar për sa i përket dëmtimit të Kamoranezit, por të dhënat paraprake tregojnë se dëmtimi i fundit i tij ka qenë tepër serioz.

Sipas lajmeve që vijnë nga infermieria e Juves, përveç tre muajve që do të duhen për rikuperimin e plotë të Kamoranezit, nuk përjashtohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale, në gju, gjatë ditëve të mëtejshme.

Gjatë ditës së sotme, Kamoranezi ka komunikuar me fizioterapistin e skuadrës së tij dhe do të realizojë edhe një ndërhyrje tjetër kirurgjikale.

Duke llogaritur edhe kohën që do t'i duhet lojtarit, për të ardhur plotësisht në formë, mjekët raportojnë se në mesin e muajit Maj, ai do të jetë në gjendje që të përballojë me sukses ngarkesën e kampionatit.

Për dëmtimin e fundit është e qartë se edhe botërori afrikano-jugor është vënë seriozisht në rrezik.

r.b/NOA

KOMENTE