English

Kapet një burrë që tentoi të sulmojë Berluskonin në spital

Romë, 16 Dhjetor NOA - Policia italiane ka arrestuar një burrë që u përpoq të hyjë dhomën e spitalit ku ndodhet kryeministri Silvio Berluskoni, i cili po këndellet pas sulmit që e la me dhëmbë të thyer dhe hundë të thyer.

Policia e Milanos tha se 26 vjeçari "duket se ka problem mendor", citon radio Evropa e Lirë. Vetë i dyshuari ka thënë se dëshiron të flasë me Berluskonin dhe "nuk ka pasur qëndrim armiqësor ose ndonjë armë apo objekt të rrezikshëm me vete".

KOMENTE