English

Kopenhagë, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome kundër protestuesve, 200 arrestime

Kopenhagë 16 dhjetor NOA - Policia në Kopenhagen, përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj e gome ndaj qindra protestuesve, që përpiqeshin të çanin barikadat e ngritura përreth godinës ku zhvillohet konferenca e OKB-së për klimën.

Policia kreu rreth 200 arrestime në periferi të qendrës Bella, ndërsa në qendër, u zhvillua një protestë në shenjë të dëbimit të anëtarëve të një grupi ambientalist, që sipas tyre kishin marrë leje, por u ishte mohuar hyrja aty. Konferenca përfundon punimet të premten por negociatorët thonë se deri tani nuk është rënë dakord rreth niveleve të reja për pakësimin e gazit karbonik ose për financimin e përpjekjeve të vendeve të varfra për të përballuar ndryshimet klimatike.

KOMENTE