Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rritja e energjisë, Berisha: Merrni masa, institucionet të heqin llambat inkandeshente
English

Rritja e energjisë, Berisha: Merrni masa, institucionet të heqin llambat inkandeshente

Tiranë, 16 dhjetor NOA - Kryeministri Sali Berisha njoftoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se Enti Rregullator i Energjisë pas shqyrtimit të të gjitha aspekteve, ka shpallur rritjen me 13 % të çmimit të energjisë. Kryeministri u shpreh se kjo rritje, e cila është e papërfillshme për industrinë, por shumë e madhe për institucionet buxhetore nxjerr para qeverisë detyrën për mbrojtjen e plotë dhe totale të të pasojave të rritjes tek të gjithë personat në ndihmë ekonomike dhe pensione të ulëta sipas kritereve të përcaktuara.

"Kjo rritje është mjaft më e ulët për 300 kilovatët e parë dhe shkon duke u rritur për konsumet përtej këtyre 300 kilovatëve, të cilat në tërësi janë familje me të ardhura mbi mesataren ose mesatare. Rritja është jo e përfillshme për industritë. Rritja është shumë e madhe për institucionet buxhetore. Është pothuaj dyfishim çka nxjerr para nesh këto detyra. Së pari mbrojtjen e plotë dhe totale të pasojave të rritjes tek të gjithë personat në ndihmë ekonomike dhe pensione të ulëta sipas kritereve të përcaktuara" tha Berisha.

Për këtë qëllim kryeministri bëri të ditur se është ndarë fondi prej rreth 22 milion dollarësh, i cili do të përdoret për skemën e mbulimit të rritjes së çmimit për shtresat në nevojë.

"Është jashtëzakonisht e rëndësishme që skema e mbulimit të rritjes për shtresat në nevojë të jetë operative që më 1 janar, në mënyrë që këto shtresa të kenë zero efekt nga rritja dhe dua tu them këtu se janë mbi 70 % e konsumatorëve të cilët bien në konsumimin deri në 300 kilovat. Ndaj dhe për shtresat në nevojë mbulimi do të jetë i plotë dhe total" tha më tej Berisha.

Në kuadrin e masave për shkurtimin e shpenzimeve në administratë, Kryeministri Berisha kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, që në bashkëpunim me Sekretarët e Përgjithshëm të të gjitha institucioneve të vendosin rregulla të rrepta për mospërdorimin e llambave inkandeshente në institucione shtetërore dhe zëvendësimin e tyre me ndriçues të tjerë.

"Llambat inkandeshente nuk mund të ekzistojnë më, në asnjë institucion shtetëror. BE që është nga ana tjetër edhe bashkimi i të pasurve të botës i ndaloi ato llamba, me vendim të veçantë" tha Berisha.

E njëjta masë, Kryeministri kërkoi që të merret edhe shkollat dhe spitalet e vendit. Gjithashtu, kryeministri kërkoi nga Ministri i Financave vënien në dispozicion të një fondi për blerjen e makinave, më të mira dhe më të lira, të cilat konsumojnë më pak. "Operacioni me veturat do të shtrihet më thellë në kuptimin që do të disponohet një fond me të cilën do të blejmë veturën më të mirë dhe më të lirë që konsumon më pak sepse është interesi më i mirë. Greqia që është një vend shumë më i pasur se ne ka vendosur veturën 1,5 kuaj fuqi. Duhet të jemi rigoroz, përveç veturave të krerëve të institucioneve kushtetuese dhe ministrave, vetura të tjera që janë për angari do të jen vetura që konsumojnë minimumin e mundshëm të benzinës" tha më tej Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE