English

Aksident tragjik në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, tre të vdekur

Elbasan, 17 dhjetor NOA - Aksidentet kanë shkaktuar sërish tragjedi në rrugët e vendit.

Tre të vdekur është bilanci i aksidentit të radhës që ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan - Librazhd, në mbikalimin e fshatit Xibrakë.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga policia mësohet se automjeti Fiat veturë me targa EL 9740 A, është përplasur me mjetin kamion me targa Shkupi ST460TI, duke shkaktuar tre të vdekur që sipas policisë janë ende të paidentifikuar. forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të nxjerrë viktimat nga automjeti me targa Elbasani, si dhe për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Dyshohet se të tre viktimat ndodhen në veturë.

k.k/NOA

KOMENTE