Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Nëse hapen kutitë, marrim mandatin që humbëm në Fier
English

Berisha: Nëse hapen kutitë, marrim mandatin që humbëm në Fier

FOTO

Kopenhagen, 17 Dhjetor - Kryeministri shqiptar Berisha deklaroi sot nga Danimarka ku po merr pjesë në Samitin për Klimën se numërimi i mundshëm i votave do të ëonte në marrjen e mandatit të PD në Fier. Nga ana tjetër, Berisha e ka quajtur paradoksal qëndrimin e opozitës për të bojkotuar parlamentin dhe tha se nuk do të ketë asnjë kompromis me të lidhur me vendimet e gjykatave.

Duke folur për BBC-në nga Kopenhaga, Berisha tha se ai e inkurajon opozitën që të punojnë së bashku për të çuar përpara afrimin e Shqipërisë me BE-në.

"Opozita ka vendosur të bëjë opozitë jashtë parlamentare duke deklaruar se e njeh rezultatin e zgjedhjeve, ky është qëndrimi më paradoksal," tha Berisha.

"Qeveria ka bërë ofertën e saj dinjitoze për rikthimin e opozitës në parlament dhe e mirëpret," shtoi ai.

Kreu i Partisë Socialiste të opozitës Edi Rama kërkon me ngulm në deklarimet e tij të herëpashershme që zoti Berisha të pranojë të hapë kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit ose përndryshe duhet të largohet nga pushteti.

Zoti Berisha tha se pas marrjes së pyetësorit nga BE-ja ai i ka bërë "publikisht thirrje zotit Rama që të dalim në një konferencë të përbashkët shtypi e ta përshëndesim dhe të shprehim gatishmërinë për të punuar së bashku."

Ai tha se shumica është e gatshme për bashkëpunim me opozitën, por e përjashtoi mundësinë e një kompromisi të mundshëm për kërkesën e opozitës që një komision parlamentar të hapë kutitë e votimit si pjesë e hetimeve për parregullsitë në zgjedhje.

"Kushtetuta nuk e lejon këtë, ligji organik i komisioneve parlamentare nuk e lejon këtë, pra unë nuk mund të them se do të jetë çështje kompromisi shqyrtimi politik i vendimeve të gjykatave," tha zoti Berisha.

"Jam i sigurt se, në qoftë se hapen kutitë dhe rinumërohen (votat), unë do të fitoja një mandat në Fier, por nuk më lejon mua, nuk ka ndodhur kurrë, që politikisht të shqyrtohet një vendim gjykate," tha ai.

KOMENTE