English

Elbasan, identifikohen tre viktimat e aksidentit tragjik

Elbasan, 17 dhjetor NOA/UPDATE - Identifikohen tre viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi pas mesditës së sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan në mbikalimin e fshatit Xibrakë.

Burime nga policia thanë se automjeti Fiat veturë me targa EL 9740 A, është përplasur me mjetin kamion me targa Shkupi ST460TI, duke shkaktuar tre të vdekur që sipas policisë janë Ismail Zyma, Fatmir Budra dhe Fatmir Hasa të cilët udhëtonin në autoveturën me targa të Elbasanit. Sipas policisë e cila mbërriti në vendngjarje, nga hetimet e para dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rrjedhojë e parakalimit të gabuar të kryer nga autovetura.

Tre viktimat janë nxjerrë nga makina, ndërsa drejtuesi i kamionit kishte marrë vetëm disa plagë pa rrezik për jetën.

k.k/NOA

KOMENTE