Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festivali 48 i këngës në RTSH, rikthehen emra të mëdhenj
English

Festivali 48 i këngës në RTSH, rikthehen emra të mëdhenj

Nga Milena Selimi

Tiranë, 17 dhjetor, NOA - Festivali i 48-të në RTSH rikthehen emrat si Agim Krajka, Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Bojken Lako, Kristi Popa etj. Një festival ‘live' me vokal dhe orkestër. 38 këngë në katër net, në datat 24-27 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Vetëm një javë përpara fillimit të këtij evenimenti, udhëheqësi artistik Selim Ishmaku tregon se është i kënaqur nga pjesëmarrja e emrave të njohur, kompozitorëve të muzikës së lehtë, si Agim Krajka, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali, Endri Sina, Adrian Hila, Gjergj Jorgaqi...

Gjithsej janë 38 këngë, 19 të rinj dhe 19 big. Ishmaku shprehet se "Radio-Televizioni Shqiptar si Radio-Televizion Publik, ndjen detyrimin që talenteve të reja dhe këngëtarëve që interpretojnë për herë të parë, t'ju japë mundësi dhe u ka rezervuar një natë të veçantë. Është menduar që të tillë të ketë 19. Nata e parë u kushtohet këngëtarëve të rinj, nga të cilët del një finalist. Nata e dytë do të jetë paraqitja e këngëtarëve profesionistë, apo "big", kategoria kryesore. Në të tretën do të jenë këngëtarët "big" në duete, grupe, apo friends, me të ftuarit e tyre, plus këngëtari që ka fituar natën e parë që është dukuria e re. Nata e katërt është finalja, ku shpallen fituesit".

Disa prej tyre ua kanë besuar këngët "Të Rinjve", kështu quhet kategoria e zërave që këndojnë për herë të parë në festival. Vërehet edhe një pjesëmarrje e kompozitorëve si Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Bojken Lako, Kristi Popa, këngët e të cilëve vijnë nga kategoria "Big" e këngëtareve. Tek kjo kategori pavarësisht se nënkupton artistë me përvojë, në fakt kanë hyrë "shumë shpejt", për shkak të cilësive dhe maturisë artistike zëra të rinj si i Dorina Garucit, Erga Halilajt, Kejsi Tolës (fituese e edicionit paraardhës), Flaka Krelanit etj. Në të njëjtën kategori janë edhe këngëtaret pjesëmarrëse edhe në vitet e shkuara si Mariza Ikonomi, Besa Kokëdhima, Juliana Pasha.

Organizatorët mendojnë se sivjet konkurrohet me listën më të mirë të 10 viteve të fundit, ku nuk mungojnë kompozitorë si Endri Sina, Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali, etj. Selim Ishmaku vë theksin tek profesionistët duke shpjeguar se "Këto emra, siç e thashë, si Gjebrea, Kaçinari, Zhulali, Pirro Çako na japin modele krejtësisht të reja, të panjohura, që është e veçanta e këtij festivali. Aq sa do të jetë spektakël, po aq do të jetë edhe një seancë pune ku muzikantët edhe do të intrigohen nga njëri-tjetri. Këto janë vlera që rrezatohen edhe në vitin pasardhës".

Këngët janë realizuar nga autorët e teksteve me autorë si Agim Doçi, Jorgo Papingji, Pirro Çako, Pandi Laço, por edhe të rinj si Florian Zyka, Olsa Maze gjithashtu dhe ndonjë kantautor që ka sjellë krijimin e tij.Â

Festivali mbahet më 24-27 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Regjisor është Osman Mula, skenari Pandi Laço, udhëheqës artistik Selim Ishmaku, redaktor përgjegjës Françesk Radi, drejtor fotografie Franco Ferrari, skenograf Karlo Cane dhe koreograf Julian Bulku.Â

Â

KOMENTE