English

Kopenhagen, Berisha mban fjalimin në samitin për klimën

Kopenhagen, 17 dhjetor NOA - Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot një fjalim në Â "Konferencën e OKB për Ndryshimet e Klimës"" në Kopenhagen, Danimarkë, ku ndodhet që prej ditës së djeshme për një vizitë tre ditore.

Pas fjalimit të kryeministrit Berisha paraditen e sotme, kanë marrë fjalën e tyre edhe kryetarë të vendeve të tjera, si presidenti i Meksikës Felipe Caldera³n Hinojosa, kryeministri i Australisë Kevin M.Rudd, kryeministri Greqisë, George Papandreu.

Gjatë qëndrimit tre ditor në Danimarkë, Kryeministri Berisha është i ftuar në një darkë që shtrohet për nder të pjesëmarrësve nga mbretëresha e Danimarkës, Madhëria e Saj Mbretëresha Margrethe II, darkë e cila do të mbahet në Christiansborg Castle, pas ceremonisë së prezantimit me Familjen Mbretërore.

Ndërkohë sot kryeministri Berisha është i ftuar edhe në një drekë të shtruar nga kryeministri i Danimarkës në ambientet e Bella Center, së bashku me kryetarët e tjerë të qeverive dhe delegacioneve pjesëmarrëse në këtë konferencë k.k/NOA

Â

KOMENTE