English

Protestat e Partisë Socialiste sot vijojnë në qytetin e Elbasanit

Elbasan, 17 dhjetor, NOA - Partia Socialiste vazhdon turin e protestave në rrethet e vendit me qytetin e radhës, atë të Elbasanit, në emër të transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit dhe largimit të asaj që ajo e ka cilësuar si qeveri e korruptuar. Kjo protestë pason ato që janë zhvilluar në qytetet e Durrësit dhe Beratit gjatë kësaj jave.

Në përmbyllje të etapës së re të protestave të opozitës është parashikuar që të zhvillohet një tubim i madh sërish në kryeqytet, konkretisht më datën 21 nëntor, për t'u lënë vend më pas festave të fundvitit.

Ndërkaq, selia rozë bën me dije se aksioni opozitar do të rinisë sërish vitin e ardhshëm për të realizuar me çdo kusht atë që ajo e cilëson si transparencën e procesit të 28 qershorit.

n.e/NOA

KOMENTE