Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: PS do të kërkojë me forcë në çdo shesh të Shqipërisë largimin e Berishës
English

Rama: PS do të kërkojë me forcë në çdo shesh të Shqipërisë largimin e Berishës

Elbasan, 17 dhjetor NOA - "Hap kutitë ose largohu" këtë krizë e solle ti, Sali Berisha dhe nuk do ta paguajë një popull tërë. Protesta për hapjen e kutive është vullneti ynë për t'i dhënë fund krizës së demokracisë dhe ekonomisë".

Kështu ka deklaruar kreu i opozitës, Edi Rama gjatë protestës së zhvilluar sot pasdite në qytetin e Elbasani, protestë e cila vijojë nesër në Vlorë e Fier.

Gjatë fjalës së tij Rama numëroi problemet që ka sjellë kriza ekonomike në vend.

Rama deklaroi se qytetarët nuk mund të festojnë festat e fundvitit për shkak të krizës në të cilën ndodhen.

"Vitit 2010 do të jetë vitit i shpërthimit të krizës në familjet shqiptare megjithëse ne e paralajmëruam më parë dhe i bëmë thirrje Sali Berishës të merrte masa, nuk e dëgjoi kambanën tonë dhe as të FMN-së, e fshehu krizën dhe e thelloi.

E la vendin në një rënie të lirë për hesap të pushtetit të tij" tha Rama.

Sipas Ramës, Berisha harxhoi 4 milion euro për gjysmë ore miting kundër opozitës, sot u merr qytetarëve lekët nga xhepi u merr edhe shpërblimin e merituar.

"Vitit 2010 do të jetë vitit kur qytetarët shqiptarë të majtë dhe të djathtë të gjithë për veç atyre do të paguajnë faturën e papërballueshme të politikës së gënjeshtrave.

Padyshim vitit 2010 do të jetë periudha e një rizgjimi të dhimbshëm për shqiptarët jo vetëm për të varfrit po edhe për sipërmarrësit e vegjël të mesmit por madje edhe të mëdhenjtë që nuk hyjnë në familjen e pushtetit.

800 mijë shqiptarë janë të pasiguruar se nuk janë marrëdhënie punë jo se nuk duan por sepse nuk kanë mundësi dhe u duhet të paguajnë sa herë duhet të shkojnë te mjeku" tha më tej Rama.

"Ky është pushteti i pa të ardhme i biznesmenit Berisha, ndaj hap kutitë ose largohu Sali Berisha. Sali Berisha e ka humbur të drejtën për ta qeverisur Shqipërinë jo vetëm sepse ka grabitur votat por sepse ka ndaluar hapjen e kutive të votimit duke shkelur të drejtën e popullit sovran të shoh votën e vet" tha më tej kreu i opozitës.

Sipas tij opozita do të kërkojë me forcë në çdo shesh dhe rrugë të Shqipërisë largimin e Berishës.

k.k/NOA

Â

KOMENTE