Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëmbimi i një biznesmeni italian, dënohet i riu shqiptar
English

Rrëmbimi i një biznesmeni italian, dënohet i riu shqiptar

Chiavari, Itali, 17 Dhjetor NOA - Një shqiptar u dënua sot nga drejtësia italiane pasi konsiderohet si bashkautor i rrëmbimit të një biznesmeni italian. Hysen Domi, 25 vjeçar nga Shqipëria, u dënua sot me 16 vjet e tetë muaj heqje lirie, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.

Vendimi u dha nga gjykata e Chiavarit në Itali, ku u provua se 25-vjeçari shqiptar Hysen Domi, është një ndër tre personat që rrëmbyen biznesmenin italian Giussepe Bonneti, në janar të vitit të kaluar në Moneglia.

Biznesmeni i rrëmbyer, u gjet një ditë më vonë në Toskana.

Nga hetimi doli se i riu shqiptar ishte shoferi i sipërmarrësit nga Moneglia dhe kreu aktin në bashkëpunim me dy kushërinj të tij, Ervini dhe Leonard Myrtaj (e shihni në foto), përkatësisht 29 dhe 30 vjeç.

Hysen Domi u dënua me 16 vjet e 8 muaj heqje lirie, ndërsa më herët ishte dhënë dënimi për Ervinin me 6 vjet e 11 muaj burg dhe Leonard Myrtajn, 16 vjet heqje lirie.

r.b/NOA

KOMENTE