Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës: Ja ministrat dhe zv/ministrat që nuk paguajnë taksat
English

Bashkia e Tiranës: Ja ministrat dhe zv/ministrat që nuk paguajnë taksat

Tiranë, 18 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Joana Bushi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë së cilës i është kundërpërgjigjur akuzave të zv/ministrit të Brendshëm Ferdinand Poni në drejtim të bashkisë së Tiranës.

"Qeveria e Sali Berishës nuk ndal sulmet e shpifjet ndaj Bashkisë së Tiranës, kjo qeveri nuk ndal as dhunimin permanent ndaj ligjit dhe Kushtetutës.

Pasi masakroi financat e Bashkive dhe komunave, qeveria e Sali Berishës i hapi luftë biznesit të vogël, duke e kaluar arbitrarisht në biznes të madh, ndërkohë që pjesëtarët e kësaj qeverie shkelin ligjin, duke mos paguar në kolektiv taksat dhe tarifat vendore, detyrim ligjor i çdo qytetari" tha Bushi.

Sipas saj, qytetarët e Tiranës, të gjithë ata që paguajnë rregullisht taksat e tarifat e pastrimit, gjelbërimit, pasurisë etj, duhet të informohen që me lekët e tyre pastrohen dhe gjelbërohen dhe lagjet e zonat e banimit të pushtetarëve, të cilët nuk denjojnë të zbatojnë rregullat e komunitetit. Për më tepër, këta pushtetarë kujdesen çdo ditë që të ndotin Tiranën me baltën e shpifjes e të urrejtjes politike.

"Sot, po ju bëjmë me dije listën e ministrave dhe Zv/ministrave që nuk kanë paguar taksat dhe tarifat vendore, listën e kryeson vetë Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, pjesë e ministrisë të cilën drejton, është dhe pushteti lokal.

"Por rekordin e thyen një nga ndotësit më të mëdhenj, vetë shtetasi Ferdinad Njazi Poni, zv/Ministër i Brendshëm, i cili ka 3 vjet pa paguar asnjë taksë apo tatim, pra një shkelje e ligjit me të dyja këmbët.

Shtetasi Fernand Njazi Poni, përveç të tjerash është zëri më i çirrur i politikës së përbaltjes, ai i kujton çdo ditë Bashkisë së Tiranës mes shpifjesh, zbatimin e ligjit, të cilin ai e përbuz.

I kujtojmë shtetasit Ferdinand Njazi Poni që të shkojë në Prokurori e të përgjigjet për kallëzimin me nr.1875 E, depozituar ndaj tij nga Bashkia e Tiranës, shpifje për shkak të detyrës. I kujtojmë gjithashtu se nuk gëzon asnjë status të veçantë. Përkundrazi!

Ndaj të shkojë në Njësinë Bashkiake dhe të paguajë detyrimet si të gjithë qytetarët e Tiranës" tha Bushi.

Më poshtë do të lexoni listën e plotë të ministrave dhe zv/ministrave që sipas Bashkisë së Tiranës nuk kanë paguar taksat:

Arben Imami                    Ministër i Mbrojtjes

Bujar Nishani                   Ministër i Drejtësisë

Sokol Olldashi                  Ministër i Punëve Publike

Myqerem Tafaj                 Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Petrit Vasili                        Ministër i Shëndetësisë

Edit Harxhi                        Zv/Ministre e Jashtme

Iva Zajmi                            Zv/Ministre e Brendshme

Zana Xhuka                        Zv/Ministre e Mbrojtjes

Jorida Tabaku                   Zv/Ministre e Integrimit

Nezir Haldeda                    Zv/Ministër i Financave

Alfred Rushaj                   Zv/Ministër i Financave

Neritan Alibali                 Zv/Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës

Eno Bozdo                       Zv/Ministër i Ekonomisë Energjitikës

Edmond Haxhinasto       Zv/Ministër i Punëve Publike

Â

KOMENTE