Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, tragjedi në një familje, nëna gjen në krevat dy foshnjat e saj të vdekur
English

Durrës, tragjedi në një familje, nëna gjen në krevat dy foshnjat e saj të vdekur

Nga Klodiana Kotorri

Durrës, 18 dhjetor NOA - Netët e tjera qysh ku ajo lindi dy binjakë gjashtë muaj më parë, e kishte pothuajse të pamundur të flinte. E qara e dy binjakëve, djalë dhe vajzë, e linin nënën e re për gjatë gjithë natës në shërbim të tyre, por nata e mbrëmshme ka qenë ndryshe.

E reja nuk ka dëgjuar të qarat e foshnjave të saj prej shtatë orësh dhe për këtë është ngritur për t'i parë, por asnjëri prej tyre nuk lëvizte, kishin vdekur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme në fshatin Fllakë të Komunës së Katundit të Ri, në familjen e shtetasit G.V., kur dy foshnjat e tij binjake M.V. dhe B.V., gjashtë muajsh janë gjetur të vdekur në krevatin e tyre nga nëna.

Nëna e re ka tundur dhe shkundur me radhë dy fëmijët e saj, por asnjëri prej tyre nuk jepte shenja jete ndërsa kishin shkumë në gojë.

Ajo dha alarmin duke lajmëruar menjëherë mjekun e familjes, dhe më pas policinë.

Sipas policisë e cila nisi hetimet mësuan nga prindërit se dy foshnjat më datë 12 ë këtij muaji janë vaksinuar dhe pas vaksinimit ata nuk kanë paraqitur ndonjë shqetësim apo temperaturë të lartë.

Gjatë këtyre ditëve dy foshnjat kanë qenë në gjendje gripale por pa temperaturë të lartë.

Ndërkohë që mbrëmë rreth orës 20:00 pasi i ka ushqyer foshnjat e saj me qumësht me biskota, i ka vënë për të fjetur.

Ndërsa rreth orës 2.30 pas mesnatës, gruaja ka gjetur dy fëmijët e saj në krevat të vdekur dhe me shkumë në gojë.

Sipas policisë nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme në trupin e tyre.

Dy foshnjat iu nënshtruan autopsisë pranë spitalit të qytetit të Durrësit me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Burime nga policia thanë se priten analizat që mjekësia-ligjore të përcaktojë shkakun e vdekjes së foshnjave, nëse ata kanë vdekur si pasojë e ndonjë helmimi të mundshëm nga ushqimi me qumësht dhe biskota apo nga sëmundja e gripit.

k.k/NOA

KOMENTE