English

Mbytet në Liban anija me 80 njerëz në bord, më shumë se gjysma rezultojnë të zhdukur

Bejrut, 18 dhjetor, NOA - Një anije mallrash me rreth 80 njerëz në bord është fundosur afër bregdetit të Libanit duke lejuar vetëm shpëtimin e 30 prej tyre, ndërsa mëse 50 figurojnë të zhdukur në fund të detit.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë deri tani dy trupa të pajetë, ndërsa të tjerët llogariten si të zhdukur.

Bëhet me dijeni se në aksionet e shpëtimit po marrin pjesë edhe trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në misionin UNIFIL.

Sipas raportimeve të mediave vendase, anija e cila lundronte nën flamurin e Panamasë, ishte duke udhëtuar në drejtim të limanit Tartus të Sirisë.

Ajo po transportonte rreth 10.000 dele dhe 18.000 gjedha, e shumica e njerëzve në bord ishin me prejardhje nga Filipinet dhe Pakistani.Â

n.e/NOA

KOMENTE