Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministrat Basha dhe Imami: I kemi paguar taksat e Bashkisë së Tiranës
English

Ministrat Basha dhe Imami: I kemi paguar taksat e Bashkisë së Tiranës

Tiranë, 18 Dhjetor NOA - Ministri i Brendshëm Lulzim Basha përgënjeshtroi deklaratën e bërë sot në Bashkinë e Tiranës sipas të cilës ai nuk ka paguar taksat vendore., të njëjtën gjë bëri dhe Arben Imami i cili madje demonstroi faksimile të pagesës, që në fakt mbante datën 16 dhjetor 2009. Për më tepër ata kanë evidentuar dhe probleme të tjera që lidhen me taksat vendore.

Në një deklaratë për shtyp z. Basha thotë se dëshiron t'i bëjë të ditur opinionit publik se nuk ka asnjë taksë të pashlyer sipas ligjit.

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha shprehu ndërkohë edhe shqetësimin për vënien e administratës vendore të Bashkisë së Tiranës në funksion të axhendës politike të Kryetarit të Bashkisë Z. Edi Rama.

Kurse Ministri i Mbrojtjes Arben Imami tha se në respekt të opinionit publik dhe funksionit si ministër, sqaron, se deklarimi i Bashkisë së Tiranës për mospagimin e taksave lokale është keqinformues dhe tendencioz.

"Së pari, taksat lokale janë paguar nga ana ime çdo vit, duke përfshirë edhe vitin 2009, brenda afatit të parashikuar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga libreza e taksave vendore", - tha Imami.

Kurse shtoi: "Së dyti, shpërndarja me fletërrufe e një informacioni që për më shumë është i rremë, flet për metodat e denigrimit të personave që përdor Bashkia e Tiranës, në shkelje të plotë të privatësisë së individit".

"Së treti, Bashkisë së Tiranës ose nuk i funksionon sistemi kompjuterik, ose gënjen qëllimisht për të instrumentalizuar opinionin publik. Zhdukja e të dhënave nga sistemi kompjuterik tregon se çfarë sigurie kanë qytetarët e Tiranës në shërbimet e baskisë", - vijoi ministri.

Kurse në përfundim, evidentoi një tjetër problem: "Nëse një qytetar paguan taksat dhe nuk ruan librezën, ai është i detyruar të paguajë sërish, pasi bashkia nuk ruan rekordet dhe sistemi kompjuterik është jashtë funksionit". Për Imamin, "ky është një rast për të kuptuar se si grabit qytetarët Bashkia e Tiranës".

e.r/NOA - Lexoni si erdhen reagimet: Bashkia e Tiranës: Ja ministrat dhe zv/ministrat që nuk paguajnë taksat

KOMENTE