English

Pas Elbasanit dje, sot protestat e PS në Fier dhe në Vlorë

Fier, 18 dhjetor, NOA - Pas Durrësit, Beratit dhe Elbasanit, turi i dytë i protestave të opozitës do të vazhdojë ditën e sotme në qytetet e Fierit dhe Vlorës me të njëjtin slogan "Berisha, hap kutitë ose largohu".

Edhe në Fier e Vlorë, socialistët sërish do t'i kërkojnë kryeministrit Berisha që të hapë kutitë e votimit të 28 qershorit, ose në të kundërt të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme. Ndërkaq, kërkesave të radhës së opozitës, gjatë këtyre dy ditëve iu është shtuar edhe ajo e anullimit të masës së fundit të marrë nga Enti Rregullator i Energjisë për rritjen e çmimit të produktit të energjisë, si edhe ai i ndarjes para Vitit të Ri të pagave dhe shpërblimeve për buxhetorët.

Por bëhet me dijeni gjithashtu se Partia Socialiste do të protestojë në mbështetje të biznesit të rrezikuar nga falimentimi për shkak të rritjes së taksave dhe kalimit të 40% të tyre në biznes të madh. Kryetari i PS-së, Edi Rama paralajmëroi dje në Elbasan se "viti 2010 do të jetë viti i shpërthimit të krizës në familjet shqiptare", duke renditur një pas një të gjithë këta faktorë ekonomikë.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE