Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta në Fier, Rama: Hap kutitë ose largohu gënjeshtar
English

Protesta në Fier, Rama: Hap kutitë ose largohu gënjeshtar

Fier, 18 dhjetor NOA - Opozita ka vijuar sot protestat nwn sloganin "hap kutitë ose largohu" në qytetin e Fierit.

"Hap kuti ose largohu o gënjeshtar, në ato kuti fshihet vendimi i Shqiptarëve për një politikë të re" ka deklaruar gjatë fjalës së tij kreu i opozitës, Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama numëroi problemet që ka sjellë kriza ekonomike në vend.

Rama deklaroi se qytetarët nuk mund të festojnë festat e fundvitit për shkak të krizës në të cilën ndodhen.

"Vitit 2010 do të jetë vitit i shpërthimit të krizës në familjet shqiptare megjithëse ne e paralajmëruam më parë dhe i bëmë thirrje Sali Berishës të merrte masa, nuk e dëgjoi këmbanën tonë dhe as të FMN-së, e fshehu krizën dhe e thelloi.

E la vendin në një rënie të lirë për hesap të pushtetit të tij" tha Rama.

"Sa herë e paralajmëruam, Sali Berishën për kohesh të merrte masa kundër krizës për të mbrojtur popullin. Ne e paralajmëruam më parë dhe i bëmë thirrje Sali Berishës të merrte masa, nuk e dëgjoi këmbanën tonë dhe as të FMN-së, e fshehu krizën dhe e thelloi. E la vendin në një rënie të lirë për hesap të pushtetit të tij" tha Rama.

"Hap kutitë ose largohu" këtë krizë e solle ti, Sali Berisha dhe nuk do ta paguajë një popull tërë. Protesta për hapjen e kutive është vullneti ynë për t'i dhënë fund krizës së demokracisë dhe ekonomisë.

Ky është pushteti i pa të ardhme i biznesmenit Berisha, ndaj hap kutitë ose largohu Sali Berisha" tha kreu i PS-së.

k.k/NOA

Â

KOMENTE