Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Dogjani: Skandali i tunelit, ende pa përgjigje
English

PS, Dogjani: Skandali i tunelit, ende pa përgjigje

Tiranë, 18 Dhjetor NOA - Partia Socialiste tërhoqi vëmendjen sërish sot për faktin që sipas saj, skandali i tunelit, mbetet ende pa përgjigje. Asllan Dogjani, në një dalje për mediat kujtoi se gjatë fushatës zgjedhore, Sali Berisha u premtoi shqiptarëve se Shqipëria do të lidhte me Kosovën përmes rrugës së kombit. Kurse evidentoi se "sot, 6 muaj pas zgjedhjeve, të vërtetën e të cilave Sali Berisha e mban fshehur në kutitë e mbyllura të votimit, tuneli që do të lidhje dy vendet tona, gjendet i shembur".

Situata në këtë dimër, është shumë e rëndë për zonat veriore të Shqipërisë, - vuri në dukje Dogjani dhe shtoi: "Jo vetëm që rruga e premtuar nga Berisha nuk bashkoi dot edhe këtë dimër Shqipërinë me Kosovën, por është pikërisht kjo rrugë, ai tunel që u shemb bashkë me korrupsionin e kësaj qeverie, që sot mban të izoluar, të ndarë nga pjesa tjetër e vendit, gjithë zonën e veriut".

Sipas Dogjanit, tuneli i shembur, rruga e pambaruar, lënia tërësisht pas dore e mirëmbajtjes së rrugës së vjetër, kombinuar kjo me borën, ngricën, varfërinë bën që situata në veriun e Shqipërisë të jetë edhe më e keqe se një vit më parë.

"Sot, veriu i Shqipërisë është i izoluar. Pse hesht qeveria dhe nuk u përgjigjet pyetjeve të bëra për të disatën herë nga ana jonë. Pyetje të cilat nuk janë vetëm të PS por të gjithë shqiptarëve. Këto janë pyetjet e banorëve të veriut të Shqipërisë, të cilët jo vetëm nuk u afruan më pranë Kosovës, por nga shembja e tunelit, u izoluan edhe nga vetë shqiptarët. Çfarë fshihet pas kësaj heshtje, pse mungon transparenca?", - ishte pyetja që shtroi përfaqësuesi socialist.

Më tej ai shtroi dhe pyetjet se çdo të ndodhë me rrugën, sa shpejt mund të riparohet dhe kur mund të vihet sërish në përdorim kjo rrugë, duke kërkuar në emër të PS të sqarohet edhe se sa do të kushtojë i gjithë ky proces.

Duke përfunduar, Dogjani siguroi se "ne nuk do të lodhemi së pyeturi derisa të marrin përgjigje këto pyetje të cilat shqiptarëve u interesojnë shumë, pasi janë të lidhura me jetët e tyre". e.r/NOA

KOMENTE