Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pyetësori i KE, reduktohen pushimet dhe udhëtimet e administratës
English

Pyetësori i KE, reduktohen pushimet dhe udhëtimet e administratës

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 18 dhjetor NOA - Përgatitja e përgjigjeve për pyetësorin që Bashkimi Evropian i ka dërguar Shqipërisë do të kthehet në një stres të vërtetë për administratën, pasi punonjësit duhet të reduktojnë pushimet si dhe të harrojnë udhëtimet, qofshin këto edhe për arsye profesionale.

Ministri Dritan Prifti pasi ka mbledhur drejtuesit kryesorë të këtij dikasteri, i ka komunikuar urdhrin se brenda tre mujash, i gjithë stafi do të punojnë në mënyrë intensive, për t'ju përgjigjur 1 500 pyetjeve që janë kompetence e ministrisë së Ekonomisë.

"Janë 8 kapituj të cilat përbëjnë rreth 30% të totalit të punës që ne duhet të bëjmë. Janë 1500 pyetje të cilat në total kërkojnë rreth 450 përgjigje"- tha Prifti përpara drejtuesve të ministrisë.Â

Prifti e cilësoi prioritet mbi prioritetet përgatitjen e këtyre përgjigjeve, pasi sipas tij integrimi është objektiv kryesorë i kësaj qeverie.

Janë një sërë detyrimesh që ministria duhet të ndërmarrë në drejtim të ekonomisë, sektorit të energjisë apo industrisë për të plotësuar kriteret ekonomike, të cilat konsiderohen si më të rëndësishme pas atyre politike, në mënyrë që KE të përgatisë një opinion pozitiv për vendin tonë.

r.l/NOAÂ

KOMENTE