Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen katër shqiptarë në Itali, me heroinë dhe marihuanë
English

Kapen katër shqiptarë në Itali, me heroinë dhe marihuanë

Chieti, 20 Dhjetor NOA - Janë arrestuar në Itali, katër shqiptarë të cilët janë kapur pas një operacioni special nga karabinierët e vendit në Chieti ku ata zhvillonin biznesin e tyre të paligjshëm. Shqiptarët janë kapur në disponim të një sasie mjaft të konsiderueshme të lëndëve narkotike ku më saktë i janë sekuestruar 10.5 kilogramë drogë ku 7.5 kilogramë ishin heroinë dhe 3 kilogramë marihuanë.

Mediat vendase thanë se të arrestuarit përbënin një rrjet mafioz të rrezikshëm dhe karabinierët filluan t'i ndiqnin pas shumë veprimeve të dyshimta që kanë parë dhe nga mjaft persona të cilët kanë kontaktuar me karabinierët për të sinjalizuar persona të dyshimtë.

Droga vinte nga Shqipëria. Policia tha se është nga një qytet verior i vendit nga ku kanë origjinën e tyre dhe tre nga shqiptarët.

Për momentin ata ndodhen të katërt në Burgun e Chietit dhe po pritet të merret masa e sigurisë.

r.b/NOA

KOMENTE