Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moti i keq, raportohet situata në të gjithë vendin
English

Moti i keq, raportohet situata në të gjithë vendin

Tiranë, 20 dhjetor NOA - Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme ka bërë publike sot zonat e më problematike të krijuara nga moti i keq, si dhe masat e nevojshme që janë marrë për normalizimin e situatës në zonat që paraqesin vështirësi në qarkullimin rrugor. Drejtues të kësaj strukture sigurojnë se situata e përgjithshme është nën kontroll, ndërsa rrugët nacionale janë të kalueshme.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, nga informacionet e marra rishtazi në institucionet e perfektit rezulton se ka përmirësime të motit dhe të situatës, si në qarkun Kukës, Shkodër, Dibër, etj.

Sipas emergjencave civile, në Qarkun e Shkodrës, kryesisht ka pasur reshje shiu. Përjashtim bën rrethi i Pukës, ku gjatë pjesës së dytë të ditës së djeshme dhe gjatë natës, ka pasur reshje bore në lartësitë mbi 1000 m.

Aksi rrugor Qaf Mali-Qaf Shllak e kalueshme me zinxhirë për mjetet e vogla.

Trajlerat nuk lejohen se paraqesin vështirësi dhe mundësi rrëshqitje, duke krijuar premisa për të bllokuar qarkullimin.

Rruga Qafë Mali-Fierzë deri në fshatin Dardhë e kalueshme me zinxhirë.

Në vazhdim të këtij aksi në zonën Dardhë-Poravë me gjatësi 30 km, (Porava i përket B. Currit), po punohet për hapjen e rrugës për tu lidhur me Komunën Blerim dhe më tej drejt B. Currit.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme, pa probleme.

Në rrethin e Pukës vazhdon të e jetë e bllokuar vetëm rruga për në Komunën Iballë, ku trashësia e borës i kalon të 70 cm.

Gjatë natës në të gjithë Qarkun e Kukësit kanë rënë reshje shiu, ndërsa në lartësitë mbi 1000 m ka pasur reshje bore.

Me gjithë reshjet e mëdha, akset e rrugëve nacionale kanë qenë të kalueshme, por me vështirësi. Moti ka qenë më i butë dhe shihet një përmirësim i situatës.

Rruga Qafë Mali-Qafë Shllak-Kukës-Morinë e kalueshme me zinxhirë.

Rruga Fierzë-B.Curri-Morinë e kalueshme me zinxhirë.

Rruga Krumë-Qafë Prush e kalueshme me zinxhirë.

Krumë-Kukës e kalueshme.

Komuna të bllokuara janë: Arrën, Zapod, Gryk Çaj dhe Kalis në rrethin e Kukësit. Në rrethin e Tropojës janë të bllokuara komuna Lekbinaj dhe pjesërisht rruga B. Curri-Valbonë. Në rrethin e Hasit nuk ka komuna të bllokuara. .

Në të gjithë territorin e Qarkut Dibër, gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe moti është i butë. Nuk ka as edhe një aks rrugor nacional të bllokuar. Rrugët Bulqizë-Peshkopi, Peshkopi-Tiranë të kalueshme, pa zinxhirë.

Rrugët Bulqizë-Krastë, rruga për në Ostren, Trebisht, Klenjë, Martanesh, Selishtë, të kalueshme me zinxhirë.

Rruga për në Komunat Xibër, Macukull të rrethit të Matit të kalueshme me zinxhirë. Rruga Lurë-Rrëshen dhe për në Kalanë e Dodës e kalueshme me zinxhirë. Rruga Lurë-Peshkopi, (rrugë vetëm për verë), është e bllokuar.

Ura e Lufit, që lidh komunat Lis, Rukaj, Derjan dhe Macukull kalohet me vështirësi me një kalim. Sot pritet që të merren masat për riparimin e dëmtimit që ka pësuar shpatulla e Urës së Lufit.

Në Qarkun Korçë situata paraqitet normale. Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa vështirësi.

Në qarkun Gjirokastër, ka pasur reshje intensive shiu. Ka dalje të ujit nga shtrati i lumit Drino dhe ka përmbytur disa hektarë tokë. Gjithashtu është përmbytur edhe nënstacioni vjetër elektrik, për pasojë gjysma e qytetit Gjirokastër nuk ka drita. Po punohet me zjarrfikëse për të thithur dhe larguar ujin nga nënstacioni.

Lumi Vjosës ka arritur nivelet maksimale. Jemi duke ndjekur situatën që do të reflektohet pas 6 orësh në Novoselë të Vlorës tek Ura e Mifolit.

Në Qarkun Lezhë situata është pa probleme.

Në Qarkun Elbasan, prurjet e lumit Devoll janë maksimale dhe nga rritja e nivelit ka dalë uji nga shtrati dhe ka bllokuar kalimin në Urën e Banjës, që lidh Gramshin me Cërrikun.

Kalimi mjeteve dhe udhëtarëve bëhet nga krahu tjetër Gramsh-Elbasan.

Në komunën Poroçan të Gramshit, në fshatin Holtas, ka ndodhur një rrëshqitje dheu dhe rrezikoheshin tre banesa. Janë evakuar tre familje. Nga komuna kërkohet që të studiohet, për të përcaktuar masat që duhen marë.

Në qarkun Fier, ka dalje nga shtrati të lumit Gjanicë dhe për pasojë ka prezencë uji tek Tregu Industrial.

k.k/NOA

KOMENTE