Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Perde e zezë mbi obeliskun Newborn , protestë kundër izolimit të Kosovës
English

Perde e zezë mbi obeliskun "Newborn", protestë kundër izolimit të Kosovës

Prishtinë, 20 Dhjetor NOA - Aktivistë të Lëvizjes Fol, Institutit Ballkanik të Politikave dhe Iniciativës për Progres, organizuan të shtunën një performancë simbolike, duke mbuluar me një perde të zezë obeliskun "Newborn", në shenjë proteste ndaj përjashtimit të Kosovës nga procesi i liberalizimit të vizave. Ata akuzuan Bashkimin Evropian se po e izolon shtetin e Kosovës.

Mbrëmë në mesnatë ka nisur zbatimi i heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, por jo edhe për ata të Kosovës, pasi Bashkimi Evropian nuk e ka përfshirë vendin tonë në dialogun për liberalizimin e vizave. Sef Bytyqi nga Rrjeti Ballanik i Politikave, tha se ky vendim është rezultat i politikave neglizhuese të Bashkimit Evropian dhe se me këtë veprim është izoluar shteti i ri i Kosovës, duke mos lejuar që edhe qytetarët e saj të lëvizin lirshëm në vendet anëtare të unionit. "Sot Kosova është një Afrikë brenda Evropës. Sot qytetarët e Kosovës e humbin edhe jetën duke u munduar që të gjejnë lëvizje të lirë ashtu sikurse shumë vendas të shteteve afrikane që humbin jetën në Detin Mesdhe. Prandaj edhe njëherë bëjmë thirrje të gjithë faktorët relevant në Bashkimin Evropian të ndryshojnë qasjen si dhe te Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapat e duhur që të plotësojë kushtet për liberalizim të vizave", ka thënë Bytyqi. Albulena Sadiku nga Iniciativa për Progres, tha se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë qasjen në raport me Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave. "Ju bëjmë thirrje institucioneve të Bashkimit Evropiane edhe Qeverisë së Kosovës që të ndryshojnë qasjen e tyre në raport me Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos jenë të izoluar edhe të jenë në hap me shtetet e tjera, të cilat lëvizin lirshëm në të gjithë Evropën", ka thënë Sadiku. Ndërkaq, Ramadan Ilazi nga Lëvizja Fol ka adresuar kritika ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se blloku evropian nuk ka vullnet për të filluar procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. "Sot Bashkimi Evropian izolon Kosovën. Duke izoluar Kosovën, rrit trafikimin me qenien njerëzore. Rasti i Tisës, që ishte rast tragjik, do të duhet të ishte një mësim për Bashkimin Evropian. Procesi i liberalizimit të vizave duhet të nisej nga Bashkimi Evropian dhe Bashkimi Evropian ka dëshmuar që nuk ka vullnet për të nisur këtë proces për Kosovën", ka thënë Ilazi. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin evropian, Ulrike Lunaçek, deklaroi dje se çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e BE-së është çështje vitesh.

(*) Me burime nga "Express" dhe "KosovaPress"

KOMENTE