Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
2K Group : Valë kontrollesh politike ndaj nesh, nuk bashkëpunojmë më
English

"2K Group": Valë kontrollesh politike ndaj nesh, nuk bashkëpunojmë më

Tiranë, 21 Dhjetor NOA - Kompania "2K Group" akuzoi sot strukturat shtetërore se kanë nisur një valë të re kontrollesh të paargumentuar dhe tendencioze. "Gjatë ditës së sotme punonjës të tatimeve janë paraqitur në pesë subjekte në pronësi të "2K Group" apo z. Koço Kokëdhima, pavarësisht se në to kanë përfunduar kontrollet gjatë tre muajve të fundit, - thuhet në një deklaratë për shtyp që lëshoi kompania.

Ajo kujton faktin se në datën 10 Dhjetor mediat kanë informuar opinionin publik se Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, ka thirrur në zyrën e tij Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, ku me porosi të Kryeministrit Berisha i ka dorëzuar këtij të fundit një listë me 40 biznese në pronësi të personave të klasifikuar si kundërshtarë të qeverisë dhe i ka kërkuar që ose të sjellë 60 milionë euro gjoba nga këta subjekte ose të dorëzojë detyrën dhe thekson se një prej këtyre subjekteve ishin edhe kompanitë e "2K Group".

Për kompaninë, kjo është bërë realitet përderisa ka nisur vala e kontrolleve: "Kështu "Sirius-it" i është përfunduar kontrolli dhe i është dërguar njoftim-vlerësimi në shtator të vitit 2009".

Ndërsa Remonti Elektrik sh.a, - thotë 2k Group, ka qenë objekt i kontrollit të tatimeve të Elbasanit deri tre javë më parë.

Sipas kompanisë që ka në pronësi dhe të përditshmet "Shekulli", "Sporti Shqiptar" dhe disa media të tjera, "kontrolli i parë pas paraqitjes të inspektorëve në të gjitha këto kompani, ka nisur sot tek Remonti Elektrik i Elbasanit, ku inspektori i kontrollit ka marrë jo vetëm informacionin e kompjuterëve por në kundërshtim flagrant me ligjet e shtetit, ka larguar nga kompania të gjitha faturat dhe dokumentet origjinale".

Ky veprim është konsideruar nga bordi drejtues i "2K Group" si një grabitje.

Më tej ka ardhur dhe paralajmërimi i kompanisë që drejton biznesmeni Koço Kokëdhima: "I alarmuar dhe i shqetësuar nga ky precipitim i paimagjinueshëm i veprimeve arbitrare të policive të Sali Berishës, bordi drejtues i "2K Group" ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimet me inspektorët e qeverisë në të gjitha kompanitë që janë kontrolluar gjatë gjashtë muajve të fundit dhe t'i drejtohet gjykatës që ajo të shprehet me një vendim për këto veprime".

Bordi Drejtues i "2K Group", gjithashtu ka vendosur që të kallëzojë penalisht Ministrin e Financave, Ridvan Bode, dhe drejtuesit e tjerë të Tatimeve që "kanë kryer këto veprime abuzive, të paligjshme dhe me prapavijë politike".

e.r/NOA

KOMENTE