Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Institucionet shtetërore të kryejnë detyrimet e Strategjia Kombëtare Antitrafik
English

Basha: Institucionet shtetërore të kryejnë detyrimet e Strategjia Kombëtare Antitrafik

Tiranë, 21 dhjetor NOA - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, në cilësinë e Kryetarit të Komitetit Shtetëror të Luftës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e plotë të të gjitha institucioneve shtetërore dhe organizatave partnere për zbatimin e detyrimeve që paraqet Strategjia Kombëtare Antitrafik.

Në takimin e Komitetit Shtetëror të Luftës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Task Forcës Kombëtare Antitrafik, Ministri Basha deklaroi sot se qeveria do të ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme përfshirë forcimin dhe rinovimin e instrumenteve ligjorë, për të parandaluar, zbuluar dhe goditur autorët dhe rrjetet e trafikut të qenieve njerëzore, si dhe për trajtimin dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit.

"Shtyrja e moratoriumit mbi skafet në ujërat tona territoriale, paketa e ligjit "Antimafia" dhe goditja e aseteve të grupeve të trafikimit janë padyshim instrumentet më të fuqishme në bërjen e kostos së këtij krimi monstruoz ndalueshmërisht të lartë për operatorët e rrjeteve kriminale vendase dhe ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë"-u shpreh Ministri Basha.

Ministri Basha theksoi rëndësinë e konsolidimit të bashkëpunimit të strukturave policore me prokurorinë dhe shërbimet mbështetëse për viktimat e trafikut dhe një angazhim më të madh të komiteteve rajonale antitrafik dhe të strukturave lokale sidomos pranë grupeve vulnerabël për parandalimin e trafikimit.

Nga ana tjetër, Basha siguroi mbështetje të plotë institucionale, financiare dhe materiale për organizatat joqeveritare që operojnë në qendrat e rehabilitimit të viktimave të trafikut.

Duke theksuar se tashmë ekziston një realitet rrënjësisht i ndryshuar përsa i përket problemit të trafikut të qenieve njerëzore, që u vlerësua edhe në raportin e këtij viti të Departamentit të Shtetit të SHBA, Ministri Basha tërhoqi vëmendjen edhe për faktin se rezultatet e luftës kundër këtij trafiku, janë pjesë e përmbushjes së detyrimeve për liberalizimin e vizave, e po kështu përfshihen në pyetësorin e sapoardhur nga Komisioni Europian.

Në këtë takim u prezantuan masat dhe reformat e ndërmarra nga institucionet dhe partnerët e tjerë lidhur me drejtimet kryesore të luftës kundër trafikimit, ndjekja penale, mbrojtja dhe parandalimi, në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Luftës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2008-2010, si dhe u nënvizuan prioritetet dhe sugjerimet për masat vijuese për çdo institucion.

k.k/NOA

KOMENTE