Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës: Ndërgjegjësohen disa ministra dhe zv/ministra, paguajnë taksat
English

Bashkia e Tiranës: Ndërgjegjësohen disa ministra dhe zv/ministra, paguajnë taksat

Tiranë, 21 dhjetor NOA - Â Bashkia e Tiranës ka njoftuar sot se disa ministria dhe zv/ministra kanë paguar taksat dhe tarifat pranë kësaj bashkia vetëm dy ditë pas publikimit të emrave të tyre pasi nuk kishin shlyer detyrimet.

"Gjatë ditëve të fundit, Bashkia e Tiranës ka bërë publike emrat e disa funksionarëve të lartë të shtetit, kryesisht Ministra e Zëvendësministra, të cilët nuk kishin shlyer detyrimet e tyre si qytetarë të Tiranës, duke lënë pa paguar taksat dhe tarifat pranë Bashkisë së Tiranës.

Ky denoncim publik ka funksionuar për një pjesë të personave të lartpërmendur, të cilët më në fund, edhe pse afatet kohore ishin shkelur, shlyen detyrimet e tyre karshi Bashkisë së Tiranës dhe qytetarëve të kryeqytetit" deklaroi sot zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Joana Bushi.

"Duke u nisur nga ky fakt, dëshirojmë sot të denoncojmë publikisht një numër institucionesh, të cilat po ashtu janë debitore ndaj Bashkisë së Tiranës, duke mos paguar detyrimet e tyre për taksat dhe tatimet.

Qytetarët e Tiranës, të cilët në mënyrë të rregullt paguajnë detyrimet e tyre pranë Bashkisë, duhet të informohen se paratë e tyre pastrojnë, mirëmbajnë dhe gjelbërojnë sot edhe institucionet qeveritare, përfshirë këtu edhe godinat e ministrive, të cilat nuk paguajnë taksat dhe tarifat përkatëse vendore" shtoi më tej Bushi.

k.k/NOA

Â

KOMENTE