Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy shqiptarë marrin peng e përdhunojnë vajzën e kryepolicit në Athinë
English

Dy shqiptarë marrin peng e përdhunojnë vajzën e kryepolicit në Athinë

Dyshohet se kemi të bëjmë me hakmarrje pasi vajza që u përdhunua, është e dashura e një zyrtari të lartë të Policisë së Greqisë

Athinë, 21 Dhjetor NOA Update - Orë të frikshme përjetuan një djalë dhe një vajzë në Greqi pasi u bënë pre të rrëmbimit dhe dhunës nga dy shqiptarë të cilët kanë arritur t'i shpëtojnë policisë pasi dëshmitarët u shokuan aq shumë sa nuk i përshkruan dot të dyshuarit.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja që ka bërë bujë në të gjitha mediat greke, ka nisur të premten në afërsi të portit të Vuliagmenit, një zonë që njihet në Athinë si e frekuentuar nga çifte të rinjsh që qëndrojnë në intimitet larg zhurmës kurse dje, 19-vjeçarja është çliruar nga pengmarrja.

Në orët e mbrëmjes, vajza gjendej atje, në një makinë "VW Passat", me të dashurin e saj 19 vjeçar, djali i një zyrtari të lartë të Policisë së Greqisë.

Në një moment aty janë afruar dy të rinj, që çifti i identifikoi si shqiptarë. Njëri prej tyre theu xhamin e portës së shoferit dhe e nxori 19-vjeçarin me dhunë jashtë.

Më tej hynë që të dy në makinë ku ndodhej vetëm 19-vjeçarja, e nxorën dhe atë jashtë dhe në sy të saj, nisën t'i rrahin të dashurin duke e flakur pak minuta më vonë, disa metra më tutje.

Pasi "mbaruan punë" me adoleshentin, iu përveshën të dashurës së tij, të cilës i mbyllën sytë dhe e futën përdhunshëm sërish në makinë të cilës menjëherë i dhanë gaz dhe u hodhën nga kilometri i 24-t i rrugës Athinë- Suniu ku gjendeshin, deri në zonën e Glifadhës.

Pranë rrugës Livadhias nr 14, policia ka gjetur në mëngjes makinën e përfshirë nga flakët.

Policia e cila beson se zjarri u vu për të fshirë çdo gjurmë, konstatoi se makina ishte djegur plotësisht kurse ishin përfshirë pjesërisht nga flakët dhe dy makina të tjera të parkuara aty pranë.

Ndërkohë policia shprehet e habitur për faktin që makinës iu vu zjarri në një zonë kaq të populluar.

Autorët ishin larguar me një tjetër mjet, duke marrë me vete edhe vajzën 19-vjeçare të cilën nën dhunë, e mbajtën gjithë natën duke abuzuar me të. Vajza u la e lirë vetëm në orët e mesditës.

Ajo ka rendur në shtëpinë më të parë që gjeti dhe kërkoi ndihmë që të lidhej me policinë. Në pak minuta, disa agjentë e kanë marrë në pyetje. Por vajza tejet e traumatizuar, ka pohuar se nuk arrin të identifikojë të dyshuarit, përjashtuar faktit sipas saj, se që të dy djemtë agresorë, ishin shqiptarë.

"Ata nuk kishin ndonjë maskim në fytyrë por vazhdimisht ishte shumë errësirë edhe kur nuk i kisha sytë e lidhur, ndaj nuk arrita t'i shoh qartë se kush ishin", ishte dëshmia e vajzës së dhunuar që u gjet nga policia në Ikonio, disa blloqe larg rrugës ku iu vu zjarri makinës.

Aktualisht, vajza gjendet nën kujdesin e mjekëve dhe psikologëve e po ashtu edhe djali po i nënshtrohet kujdesit në qendrën shëndetësore të Vulas.

19-vjeçarja ka pohuar se është përdhunuar për 12 orë rresht nga dy djemtë. Sikundër evidentoi dhe policia e një ekip mjekësor, vajza kishte shenja dhune fizike dhe seksuale në thuajse të gjithë trupin.

Policia duke folur sot për hetimet paraprake të ngjarjes, tha se beson se kemi të bëjmë me një larje hesapesh por të dhëna të tjera rezervoi të bëjë publike, ndërsa pohoi se e abuzuara është e dashura e djalit të një zyrtari të lartë të Policisë Greke.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE