Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ksera: Marrëdhëniet me Kinën i trajtojmë si të një rëndësie të veçantë
English

Ksera: Marrëdhëniet me Kinën i trajtojmë si të një rëndësie të veçantë

Tiranë, 21 Dhjetor NOA - Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, priti në një takim Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, në Tiranë, z. Wang Junling. Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe rrugët për forcimin e tyre, veçanërisht në fushat që mbulohen nga Ministria e Punës.

Ambasadori Junling theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve kanë qenë shumë të mira dhe pikërisht këtë vit është shënuar 60 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

"Vitet e fundit, u shpreh Ambasadori, ka filluar edhe një bashkëpunim i frytshëm mes dy Ministrive të Punës, një bashkëpunim me interes të përbashkët." Ambasadori shprehu angazhimin për të dhënë kontributin e vet në forcimin e këtij bashkëpunimi që është në interes të përbashkët.

Ksera e falënderoi Ambasadorin Junling për kontributin që ai personalisht ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

"Jam informuar nga paraardhësit e mi për bashkëpunimin e nisur mes dy Ministrive të Punës, u shpreh Ministri, si dhe për kontributin tuaj personal në forcimin e këtij bashkëpunimi."

Sipas Ministrit forcimi i marrëdhënieve me një vend të madh si Kina, e cila po zhvillim të madh ekonomik vitet e fundit, është i një rëndësie të veçantë për Shqipërinë dhe për ekonominë e saj.

Ministri e njohu Ambasadorin kinez me prioritet e Qeverisë shqiptare për zhvillimin social-ekonomik të vendit dhe theksoi se kontributi i Qeverisë dhe investitorëve kinez është i mirëpritur.

Më tej, Ministri i Punës e ftoi Ambasadorin të vizitojë zonën e minoritetit, në Jug të vendit, ku do të kishte mundësi të njihej jo vetëm me traditat dhe kulturën e këtij komuniteti, por edhe me simpatinë e kësaj zone për Kinën dhe popullin kinez.

Duke u ndalur në vëmendjen që Qeveria shqiptare po i kushton ruajtjes dhe promovimit të kulturës, Ksera e informoi Ambasadorin se tashmë ka filluar rikonstruksioni i shtëpive karakteristike të Gjirokastërs, Kalasë së njohur të saj si dhe së shpejti do të promovohet në këtë qytet Biblioteka që mban emrin e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

"Këto dhe të tjera investime të rëndësishëm që po bëhen në këtë zonë dhe që ju do të keni mundësinë t'i shihni vetë gjatë vizitës suaj atje, tregojnë se kjo Qeveri është serioze në angazhimet e saj", u shpreh Ministri i Punës.

a.h/e.r/NOA

KOMENTE