English

Liberalizimi i vizave, zbraz hotelet në bregliqenin e Ohrit

Ohër, 21 dhjetor, NOA -Â Supozohet se një pjesë e madhe e mysafirëve nga vitet e kaluara, kryesisht nga vendet fqinjë që përfituan nga liberalizimi i vizave, do t'ia mësyjnë vendeve europiane, sidomos qendrave turistike bregdetare.

Në rivierën e Ohrit, shumë hotele tashmë e kanë "përfunduar" sezonin dhe i kanë vënë dryrin derës, për t'i rihapur në kohëra më të mira, sepse kanë frikë që as ulja e çmimeve të hoteleve nuk do rezultojë sa duhet.

Shumë hotele janë mbyllur si pasojë e pasigurisë së efektivitetit dhe paarsyeshmërisë së leverdisë ekonomike, si dhe sado pak nga ndikimi i pranisë së gripit A/H1N1, vlerësojnë njohësit e trendeve hotelierike.

Zoran Tuntev, nga Fakulteti për turizëm në Ohër është i mendimit se është më mirë hotelet e mëdha me numër të madh të të punësuarve dhe me numër të madh të shtretërve të mbyllen jashtë sezonit, se sa të punojnë duke akumuluar humbje, duke shënuar rezultate negative financiare.

Nga hoteli "Metropol", drejtori Atanas Nikollovski pohon se kjo gjendje do të mbretërojë edhe gjatë viteve të ardhshme, që reflektohet negativisht në hotelierinë e Ohrit.

"Shpresojmë se edhe këto festa të fundvitit do ti kalojmë ngjashëm me vitet e kaluara, duke qenë të përgatitur në nivel të duhur, por aktualisht, kapacitetet tona janë relativisht akoma të paplotësuara. Kjo nuk ndodhë vetëm me hotelin tonë, por mendoj se edhe hotelet tjera janë po në të njëjtën situatë. Kanë bërë ose janë duke bërë përgatitjet, që mbase mund të mbeten bosh", theksoi për agjencinë e lajmeve INA, Lulzim Bakalli, shef i recepcionit të hotelit "Drin" në Strugë.

Sa i përket paket-aranzhmanit për festat e Vitit të Ri, në hotelin "Drim" çmimet sillen nga 60 euro vetëm për natën e ndërrimit të motmoteve, deri në 160 euro, për aranzhmanet tre-ditore. Sa u përket hoteleve tjera në rivijeren e Strugës, akoma nuk janë definuar çmimet e sakta, duke pasë parasysh edhe kërkesat dhe ofertat për menynë dhe zbavitjen e mysafirëve.

Të gjithë janë të mendimit që mbase ulja e çmimeve dhe një propagandë agresivë turistike, mund të sjellë më shumë mysafir nga vendet më të largëta, përfshirë Turqinë, Slloveninë etj se sa të vendeve fqinje, sidomos të atyre ku është liberalizuar regjimi i vizave drejtë Europës.

Kur përmendet Sllovenia, hotelierët slloven, kanë filluar me propagandën e tyre, duke ofruar aranzhman për një person, ndërsa në atë çmim aranzhmani shfrytëzohet për dy persona.

NOA-INA

KOMENTE