English

Los Angeles, vdes aktorja 32-vjeçare Brittany Murphy

Los Angeles, 21 dhjetor NOA - Ndërron jetë aktorja 32-vjeçare Brittany Murphy.

Një atak në zemër dyshohet t'i ketë shkaktuar vdekjen aktores 32-vjeçare e cila u gjet pa ndjenja në dush nga nëna e saj.

Hetuesit dhe mjekët mbërritën menjëherë në banesën e aktores, ndërsa përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë qenë të kota, dhe vetëm dy orë pas ngjarjes u publikua dhe lajmi për vdekjen e Murphy.

Zëdhënësi i prokurorit në Los Angeles shprehet se për momentin nuk ka të dyshuar, por autopsia e plotë që do kryhet ditët e ardhshme, do zbardhë gjithçka.

Aktorja e famshme nuk vuante ng ndonjë sëmundje kohët e fundit dhe paraprakisht dyshohet se një atak kardiak ka qenë shkaku që i shkaktoi vdekjen 32-vjeçares megjithatë do të kryen analizat toksikologjike për të përcaktuar shkaqet.

k.k/NOA

KOMENTE