Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndotja e mjedisit, BB dhe OSBE: Plotësoni standardet
English

Ndotja e mjedisit, BB dhe OSBE: Plotësoni standardet

Tiranë, 21 dhjetor NOA - Ngrohja globale, rreziku që po kërcënon ekzistencën e botës nuk ka lënë pa prekur dhe Shqipërinë.

Ambientologu Xhemal Mato ka kërkuar reduktimin sa më parë të ndotjes së mjedisit në Shqipëri pasi parashikimet e ekspertëve janë dramatike për sa i takon 15 viteve të ardhshme.

"Sipas ekspertëve në vitin 2025 mendohet që temperaturat të ndryshojnë me 2 gradë dhe 15 vitet e ardhshme s'janë larg, ndaj duhen marrë masa për ndryshimin e sjelljes dhe ndërmarrjen e politikave për përmirësimin e cilësisë së mjedisit nga ana e qeverisë", u shpreh Mato.

Me shqetësimin e shoqërisë civile janë bashkuar dhe misionet e huaja si Banka Botërore dhe OSBE me seli në Tiranë.

Ato kanë kërkuar nga qeveria të konsultohen me publikohen dhe të aplikojë sa më parë lejet mjedisore pasi fatkeqësisht deri tani sigurimi i këtyre lejeve ka qenë një fushë e përfolur për praktika korruptive.

Në komentet e saj, zyra e OSBE në Tiranë thekson se qeveria shqiptare duhet të sigurojë burime njerëzore dhe ato financiare për të rritur cilësinë e mjedisit dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.

Nga një kërkim mbi të dhënat e fundit të situatës mjedisore në Shqipëri kryer nga të rinjtë e Mjaft thuhet se ajri toka dhe uji në Shqipëri janë disa fish më të ndotura se normat kombëtare dhe ato të BE, por nga ana e qeverisë nuk është ndërmarrë asnjë politikë për përmirësimin e kësaj situate.

Mjaft i kërkon qeverisë të respektojë nenin 56 të Kushtetutës për të drejtën e informimit dhe konkretisht informimin e komunitetit mbi veprat që do të ngrihen dhe efektet anësore të tyre në mjedis, gjë e cila nuk ka ndodhur deri më sot.

b.m/NOA

KOMENTE