Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti slloven, Danilo Turku takon krerët e shtetit të Kosovës
English

Presidenti slloven, Danilo Turku takon krerët e shtetit të Kosovës

Nga Hajdin Islami

Prishtinë, 21 dhjetor NOA - Në Republikën e Kosovës sot po qëndron për një vizitë zyrtare Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Turk, i cili po shoqërohet edhe nga përfaqësues të tjerë të Qeverisë sllovene. Presidenti slloven Danilo Turk sot është pritur nga homologu i tij kosovar, Fatmir Sejdiu, me të cilin kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu falënderoi Presidentin slloven Danilo Turk dhe shtetin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin Republikës së Kosovës. Ndërsa presidenti slloven Danilo Turk, nga ana e tij, ka folur për marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Sllovenisë në të gjitha fushat.

Ai ka përmendur prezencën në Kosovë të ushtarëve sllovenë në kuadër të KFOR-it, si dhe investimet e mëdha të ndërmarrjeve sllovene në vendin tonë. Ndërkohë në takimin që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot me presidentin e Republikës së Sllovenisë, Danilo Turk është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve si dhe për mbështetjen e shtetit slloven dhënë Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlantike.

Thaçi ka falënderuar presidentin slloven Danilo Turk për ndihmën e gjithanshme që Sllovenia po i jep Kosovës.

"Kosova dhe Sllovenia kanë një historik të suksesshëm të marrëdhënieve bilaterale. Raportet mes shteteve tona do të njohin vetëm përparim", tha kryeministri Thaçi. Ndërsa presidenti slloven Danilo Turk përgëzoi kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për progresin që ka bërë Kosova në këto dy vite të pas pavarësisë. Në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda për Tregti dhe Industri e Sllovenisë sot po mbahet Konferenca biznesore ku po marrin pjesë mbi 50 ndërmarrje nga Sllovenia nga sektorë të ndryshëm si dhe i pranishëm do të jetë edhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Turk.

Gjatë konferencës sipas Odës Ekonomike të Kosovës(OEK) janë paraparë takime bilaterale ndërmjet ndërmarrjeve nga Kosova dhe Sllovenia.

h.i/NOA

KOMENTE